Spiropali: Ja kush janë tradhtarët e vërtetë në opozitë

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga foltorja e Kuvendit tha se ish-deputetët e opozitës bëjnë gabim kur  i quajnë tradhtarë, ata që kanë marrë mandatin pas vendeve vakante  të krijuara në Kuvend. Gjithashtu ajo sulmoi edhe dy drejtuesit e partive kryesore opozitare, ndërsa shtoi se interesi i Bashës dhe Kryemadhit nuk përkon me interesat e shumicës. Sipas saj, “tradhtarë” janë atë që kanë lënë detyrën duke dalë në rrugë kundër interesit të vendit. Ajo foli edhe për paktin me universitetin, i cili sipas Spiropalit ka hyrë në një proces të pakthyeshëm duke rritur edhe procesin e transparencës  së universiteteve në aspektin financiar.

“ Ata i quajnë njerëzit që vijnë e marrin detyrën tradhtarë, por në fakt tradhtarët janë ata që braktisën detyrën. Interesat e Lulzim Bashës dhe Kryemadhit nuk përkojnë me pjesën më të madhe  të shumicës. Të rinjtë duhet të kenë mundësitë të shkollohen. Universitet të prodhojmë për shoqërinë dhe të thithin fonde dhe qeveria është e interesuar për të krijuar partneritet me fakultetet. Studentët donin transparencë për fondet e universitetit dhe kjo është relizuar tashmë”, tha ajo ndër të tjera.

 

 

Zjarr Tv Ad