Studentët: Disa kërkesa nuk janë plotësuar, mundësi për protesta

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të gjithë i kujtojnë këto pamje, ku ekranet e televizioneve në të gjithë vendin, ishin fokusuar në rrugën e Durrësit. Mijëra student për here te pare pas 28 vitesh u bënë bashke për kushte me te mira ne universitete dhe konvikte, tarifa me te ulëta e cilësi me te lart mësimdhënie. Oneda Skenderi, ishte një nga studentët e juridikut që u ngujua për 30 ditë duke këmbëngulur në realizimin e kërkesave. Po edhe pse ka kaluar më shumë se 1 muaj nga mbyllja e protestës ajo thotë se jo te gjitha problemet janë zgjidhur. Nuk mendojmë se fituam ndonjë gjë se pushteti vijon ta bej një vesh shurdh dhe një sy qorr per te gjitha kërkesat tona, Edhe pse u tha se u përgjysmuan tarifat tona por shume kane paguar tarifën e plote. Nuk u plotësuan edhe kërkesat e tjera per kartën e studentin apo edhe kushtet ne universitet janë ato te njëjta si i kishim me para. Një tjetër problem i ngritur nga studentët është edhe mënyra e rimbursimi për ata që kishin kryer pagesën e plotë të vitit akademik.

Nëse eshte paguar viti i pare i ciklit master, eshte paguar gjysma e tarifës eshte tarife e paguar per vitin e kaluar dhe per vitin ne vazhdim do paguhet gjysma e tarifës.

Ne astet e tjera që është paguar e gjithë tarifa e plote, do merret dokumentacioni nga fakultetet dhe do te merret vendim nga bordet dhe do te paguhet në një formë burse. Studentet nuk e përjashtojnë mundësinë e rikthimit te protestave.

Zjarr Tv Ad