Studimi/ Numri i ateistëve kalon atë të katolikëve

0
10

Për herë të parë, numri që nuk besojnë në Zot ka kryesuar në një studim sa i përket identitetit fetar të amerikanëve, sipas një analize të re. Ateistët tejkaluan katolikët dhe evangjelikët në një studim të vazhdueshëm të gjendjes së përgjithshme sociale.
Ryan Burge, njohës i politikës në Universitetin Lindor të Illinoisit dhe prift katolik, u shpreh se 23.1% e amerikanëve tani thonë se nuk kanë fe. Katolikët vijnë më pas me 23.0% dhe evangjelikët më 22.5%. Mbi 2000 persona janë intervistuar personalisht për këtë studim.
“Është hera e parë që e kemi parë këtë. E njëjta pyetje është parashtruar për 44 vjet”, i tha Burge televizionit CNN. Ngritja me shpejtësi të madhe e numrit të ateistëve nisi në fillimet e viteve 90 dhe është rritur për 266% që nga viti 1991, shtoi ai.