Sulmi ndaj e-Albania/ Ministria e Arsimit: Shtyhet pa afat regjistrimi i nxënësve në klasat e para dhe të dhjeta

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Arsimit e drejtuar nga Evis Kushi njoftoi të hënën se “për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania, e cila ndikon edhe procesin e regjistrimit për nxënësit në klasa të para dhe të dhjeta, kemi vendosur që afatin e regjistrimeve ta shtyjmë deri në një datë të pacaktuar.

 

Dëshiroj të garantoj prindërit dhe nxënësit se kjo ndërprerje nuk do të ndikojë aspak në procesin e regjistrimit, dhe se çdo nxënës do të ketë mbështetjen tonë të nevojshme deri në finalizimin e procesit.

Në vijim do t’ju informojmë përsëri për rihapjen e aplikimeve dhe afatet e reja të regjistrimit” përfundon njoftimi në profilin e ministrisë në Fb.

NJOFTIMI NE FACEBOOK:

ME 17 KORRIK, KRYEMINISTRIA NJOFTON PER SULMIN KIBERNETIK

Më 17 korrik, Qeveria shqiptare njoftoi se kishte pasur një sulm kibernetik ndaj faqeve të institucioneve të vendit. Në njoftim thuhej:

“Shqipëria është gjendur ditën e sotme nën një sulm masiv kibernetik, të pandodhur kurrë më parë. Sulmi kriminal kibernetik rezulton të jetë i sinkronizuar dhe i sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

Për të mos lejuar që kjo goditje të dëmtojë sistemin tonë të informacionit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare.

Sistemet qeveritare do të qëndrojnë të mbyllura deri në neutralizimin e sulmeve armike, teksa AKSHI po punon me ekipin e Microsoft, me ekipin e Jones Group International dhe kompanitë shqiptare në fushën TIK, për të penguar cenimin e sistemit tonë të informacionit nga ky akt kriminal”,

Zjarr Tv Ad