Sulmohet me lëndë plasëse banesa e ish-policit në Lezhë

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Persona të paidentifkuar kanë sulmuar me lëndë plasëse një banesë në fshatin Spitën të Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit të së premtes (9 gusht), ndërsa banesa që u sulmua është në pronësi të Tonin Kolthit, ish-efektiv policie në Lezhë.

Sipas të dhënave, lënda plasëse është hedhur në oborrin e shtëpisë së familjes Kolthi, ndërsa fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.

Në momentin e ngjarjes anëtaret e familjes Kolthi kanë qenë brenda banesës dhe kur kanë dëgjuar zhurmën kanë dalë jashtë dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

Blutë nisën menjëherë hetimet në lidhje me rastin, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar kamerat e sigurisë së banesës.

Në kamera duket një automjet që ka ndaluar para portës së shtëpisë dhe një person i maskuar ka hedhur lëndën plasëse dhe më pas është larguar.

Gjatë largimit në drejtim të Milotit ata kanë qëlluar disa herë me breshëri automatiku në ajër, duke shkaktuar panik në të gjithë fshatin.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar një fitil zjarrpërcjelles dhe disa gëzhoja automatiku të gjetura në zonën përreth.

Ekspertët e policisë po analizojnë fitilin për të përcaktuar dhe sasinë dhe llojin e lëndës plasëse që është përdorur.

Nga ana tjetër ish-polici që ishte në shënjestër të sulmit Tonin Kolthi thotë se nuk ka konflikte, teksa ngjarjen e lidh me politikën duke qenë se është simpatizant i Partisë Demokratike.

Tonin Kolthi ka qenë për 10 vite pjesë e strukturave të policisë së shtetit dhe nga kjo detyrë u lirua në vitin 2013-të.

Me 2 maj të vitit 2016-të, Kolthit është djegur dhe makina të cilën e ka patur të parkuar në oborrin e shtëpisë.

Zjarr Tv Ad