Sulmoi makinën e Fatos Lubonjës, Gjykata merr vendim

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata ka lënë në burg Arben Haçkajn, personin që goditi me gur makinën e analistit Fatos Lubonja. 50-vjeçari ndodhet në spitalin e burgut, pasi siç është raportuar nga policia, ai është i sëmurë mendorë.

Haçkaj është denoncuar edhe nga bashkëshortja e tij për dhunë në familje, e cila tashmë ka edhe një urdhër mbrojtje. Ngjarja ka ndodhur në datën 1 korrik, ndërsa lajmi u bë i ditur rreth një javë më vonë.

Në lidhje me sulmin ndaj makinës së Lubonjës, Policia ka thënë se goditja është bërë rastësisht gjatë tentativës së autorit për t’u larguar.

Ndërsa analisti I njohur e ka konsideruar këtë si një version të rremë, pasi edhe më herët ky person ka pasur sjellje agresive ndaj tij.

 

Zjarr Tv Ad