Tabaku dhe Pampuri takime me bizneset: Qeveria po ju dëmton, ja alternativa e PD

0
11

Partia Demokratike akuzon qeverinë se me politikat e saj ekonomike po dëmton biznesin. Në një takim që ish-deputetet Jorida Tabaku dhe Orjola Pampuri zhvilluan në njësinë numër 8 në kryeqytet me pronarët e bizneseve, diskutuan me ta edhe alternativën e PD, që do të aplikohet sipas tyre kur demokratët të vijnë në pushtet. Ish-deputetë të PD, rifilluan pas prishjes së ‘armëpushimit’ me qeverinë, takimet me qytetarët në terren, për t’i njohur me politikat dhe alternativat që kjo parti do të zbatojë, nëse vjen në pushtet.