Tahiri: Më intereson drejtësia bashkë me lirinë

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri thotë se i duket larg data e vendimit, por është i bindur në drejtësinë e tij. Ai thotë se ka politikanë që kanë vrarë njerëz dhe janë në majat e politikës.

Tahiri: E mirëpres datën 19 pavarësisht se më duket larg. E pres datën 19 që gjykata të japë vendimin. E shoh të pamundur të mendoj çdo gjë tjetër përveçse të merrem me betejën që më takon. Në këtë vend ka deputetë, ish-kryeministri, ish-ministra, kanë vrarë njerëz jo vetëm që nuk kanë hequr  dorë nga mandati, por nuk kanë shkuar as në Prokurori. Ata të tjerët që i fshiheshin drejtësisë sot janë prapë në politikë. Mua më intereson drejtësia bashkë me lirinë, jo drejtësia i ndrydhur brenda korridoreve të pushtetit. Unë dua të jem i lirë, të kem gojë për të folur, shpirt për të ndjerë dhe mendje për të menduar dhe do jem ashtu. Kur kjo betejë të përfundojë siç dua unë të përfundojë, atëherë do ta kthej në betejën e çdo qytetari, të jesh e bindur për këtë.

Zjarr Tv Ad