Talenti belg drejtë Milanit, ditë decisive për transferimin

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skuadra e Milanit po kërkon të pëforcohet në merkaton e verës me futbollistë që i përshtaten filozofisë së klubit.

Dy ditë më parë Maldini dhe Massara takuan Tom De Mul, agjentin e Charles De Ketelaere dhe dhe diskutian për një transferim të mundshëm të futbollistit tek Milanin.

Mes palëve duket se ka dakordësi dhe belgu i lindur në 2001 ka zgjedhur kuqezinjtë. Tani pritet vetëm lëvizja e Milanit për ti cuar negociatat seri në fund.

Pengesë, më shumë se pagae futbollistit, duket të jetë kërkesa e lartë ekonomike nga ana e Bruges. Klubi belg kërkon 30-35 milionë euro për të mbyllur marrëveshjen.

Nga ana tjetër në garë është future edhe skuadra e Leeds, e cila do të ishte gati të investonte tek talenti belg. Skuadra e Milanit po përpiqet të mos nxitohet dhe fillimisht ka bërë një ofertë prej 20 milionë eurosh plus bonuse.

Zjarr Tv Ad