Taylor Swift shpallet “Gruaja e Dekadës”

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Taylor Swift është shpallur sot “Gruaja e Dekadës” nga Billboard. Këngëtarja, e cila mbushi sot 30-vjeç, është gruaja e parë që merr këtë çmim nga Billboard.

Taylor pranoi çmimin mbrëmjen e së enjtes në Hollywood Palladium në Los Angeles dhe kjo ishte një dhuratë ditëlindje për të. Në fakt, sukseset për Swift nuk dinë të ndalen. Pak ditë më parë revista Forbes e shpalli këngëtaren më të paguar të vitit me një pasuri të vlerësuar prej 185 milionë dollarë.

Ndërsa në American Music Awards 2019 ajo u nderua me çmimin “Artistja e Dekadës”. Këngëtarja me famë botërore theu rekordin e Michael Jackson në eventin e madh muzikor duke marrë në një total prej 26 trofesh në AMAs.

Zjarr Tv Ad