“Të çohen para drejtësisë politikanët e lartë”, denoncoi koncesionin e sterilizimit, Shabani del me kërkesën urgjente: Vilat e ndërtuara me paratë e sterilizimit…

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani ka reaguar pas arrestimeve nga SPAK dhe lëvizjes së sotme për çështjen e koncesionit të sterilizimit që çoi në pranga biznesmenin Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministrin Klodian Rrjepaj.

Ishte pikërisht denoncimi i Nismës Thurje që çoi në nisjen e hetimeve nga SPAK dhe rezultatet e sotme.

Shabani deklaron se ky është një hap në drejtim të rikthimit të besimit te drejtësia.

Ai kërkon që prokurorët të çojnë përpara drejtësisë politikanët e lartë, duke nisur nga ish-ministri Ilir Beqja dhe paratë e vjedhura t’u rikthehen shqiptarëve.

“Nisma Thurje përgëzon SPAK-un për arrestimet e sotme. Çdo hap në avancimin me hetimin e kallëzimit të depozituar nga Nisma Thurje në Dhjetor të vitit 2019 është një hap në drejtim të rikthimit të besimit tek drejtësia.

I inkurajojmë prokurorët e SPAK-ut që të mos kufizohen në nivelin e funksionarëve publik, por të çojnë përpara drejtësisë politikanët e lartë duke nisur që nga ish ministri Ilir Beqaj e deri ku arrin zinxhiri i vendimmarrjes.

Gjithashtu presim që paratë që i janë vjedhur shtetit shqiptar të konfiskohen dhe t’u rikthehen shqiptarëve. Vilat që janë ndërtuar me paratë e sterilizimit të kthehen në qendra shëndetësore shtetërore.

Populli shqiptar i ka sytë nga drejtësia e re. Katër vite kanë kaluar që nga denoncimi ynë. Nuk ka më kohë për të humbur”, deklaron Shabani.

Zjarr Tv Ad