Të gjithë njerëzit me sy të kaltër e kanë këtë gjë të përbashkët

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në fillim të gjithë njerëzit kishin sy me ngjyrë kafe. Por një gjen i quajtur OCA2 ndikoi që sasia e pigmentit në sy të pësonte ndryshim, e cila çoi në ndryshim të ngjyrës. Shkencëtarët ka kohë që kërkojnë burimin e syve të kaltër në gjenin OCA2, por kërkimi i tyre kishte përfunduar gjithmonë pa sukses. Por, pas disa vitesh hulumtim, ata gjetën diçka të pabesueshme. Çdo person në botë që ka sy të kaltër ka prejardhjen nga një evropian i cili jetoi rreth 7,000-10,000 vite më parë. Njerëzit e aso kohe pësuan një mutacion i cili çoi në përhapjen e kësaj ngjyre të syve edhe në shumë njerëz të tjerë. Deri më tani, shkencëtarët kanë qenë në gjendje të zbulojnë se personi më i hershëm që kishte sy të kaltër ishte një spanjoll që jetoi 7,000 vite më parë.

 

Zjarr Tv Ad