“Tekat” e shtatzënisë, Einxhel Shkira “ankohet” për dy djemtë në jetën e saj

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

U mundua ta fshihnte nga sytë e publikut, por nuk ia doli dot.

Bëhet fjalë për shtatzëninë e shumë diskutuar të Einxhel Shkirës, e cila teksa gjithë mediat flisnin për diçka të tillë, ajo i mohonte me zë të lartë.

Mirëpo nuk vonoi shumë dhe ishte vetë moderatorja që e konfirmoi publikisht me anë të një videoje, në rrjetet sociale që ajo dhe Dagz janë në pritje të një fëmije.

Që nga ai postim e më pas Einxhel ka qëndruar aktive në Instagram, duke ndarë detaje se si po ecën shtatzënia e saj. Së fundmi me anë të një videoje në Instastory, Shkira ka treguar si është të jetosh që tani me dy djem.

“Njëri i bie barkut, tjetri shef anglez që luajnë poker. Jeta me dy çuna.”-ka shkruar Shkira krahas postimit.

Më herët kujtojmë që me anë të një feste me miqtë dhe familjarët e tyre të ngushtë, Einxhel dhe Dagz zbuluan se do të bëhen prindër të një djali.

Zjarr Tv Ad