‘Testi i idiotit’ për shoferët, propozim i Lleshajt

0
194
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, foli në një forum për sigurinë rrugore, duke theksuar se kemi më shumë të vde kur në aksi dentet sesa të vra rë nga kri mi. Vjet u shënuan 227 vik tima në aks idente. Pavarësisht se kryeministri Edi Rama propozoi përgjysmim të numrit të aks identeve që në mandatin e parë, rrugët e Shqipërisë vazhdojnë të jenë të përgj akura.

Si gjithmonë, propozimi i parë që bën qeveria është që të shtohen gjobat. Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se do të ketë shumëfishim gjobash. Gjobat do aplikohen në rastet e përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, parakalim i gabuar, mosdhënie e përparësisë, këshillimi-lënia e gjurmëve në historikun e shkeljeve të drejtuesit të mjetit. Po ashtu kërkohet të futet gjoba këshilluese. Mendohet që këshillimi i parë të regjistrohet në databazë.

Kurse ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj shkoi më tej, kur propozoi futjen e ‘testit të idiotit’, si në Gjermani. Bëhet fjalë për një testim psikologjik për shoferë. Kritikët thonë se ky test nuk është transparent në Gjermani, por mbi të gjitha nuk e ul sjelljen agresive dhe aksi dentet. Njësoj si qeveria shqiptare, që vetëm shton arrestimet dhe gjobat. Por frika nuk ka rezultuar efikase as në vende të zhvilluara. Atëherë cila është zgjidhja? ‘Economist’ shkruan se duhen më shumë rrugë të mira dhe cilësore. Këtë gjë pati propozuar edhe kryeministri Edi Rama kur ishte në opozitë. Tashmë në pushtet, të bësh rrugë nuk është më në planin e qeverisjes, aq më tepër rrugë cilësore. Kjo sepse kushton, por edhe sepse korrupsioni të pengon.

Atëherë zgjidhja ngelet te propozimet idiote për konsum publik.

Zjarr Tv Ad