Thaçi i shkruan për herë të tretë Kurtit, i kërkon sërish emrin e kandidatit për formimin e qeverisë

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka shkruar letrën e tretë më radhë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Në letrën e tij të tretë drejtuar Kurtit, Thaçi i ka bërë të ditur se është duke pritur emrin e kandidatit për formimin e qeverisë, dhe se qyetarët e partitë politike në vend me të drejtë janë duke pritur që presidenti të caktojë mandatarin e ri.

Thaçi ka thënë se këtë veprim do ta ndërmarrë duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues, që sa më shpejtë të krijohet qeveria e re.

“Si President i Republikës së Kosovës do të ndërmarr këtë veprim duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë sa më shpejtë Qeverinë e tyre të re, sidomos në këtë situatë të pandemisë e cila kërkon një qeveri efikase dhe efektive me mandat të plotë kushtetutes”, ka shkruar presidenti në letrën e tij.

Thaçi i ka kërkuar Kurtit që të bëjë propozimin për kandidatin për kryeministër pa humbur kohë dhe në përputhje me nenin 95 të Kushtetutës dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Unë ju siguroj se brenda një periudhe të arsyeshme kohore, në përputhje me urgjencën për t’i dhënë vendit Qeveri të re me legjitimet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës do të propozojë kandidatin/en për kryeministër për të formuar Qeverinë”, ka shkruar Thaçi.

Zjarr Tv Ad