Thaçi në Tiranë: Kurrë shkëmbim territoresh, vetëm nëse kalohet mbi trupin tim

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pjesë e Samitit të Diasporës në Tiranë ka deklaruar se nuk do të ketë kurrë shkëmbim territoresh me Kosovën. Në fjalën e tij Thaçi ka theksuar se një gjë e tillë ndodh vetëm nëse do të kalohet mbi trupin e tij.

“Shkëmbimi i territoreve kurrë nuk do të ndodhë, për shkëmbim kam folur edhe më herët. Dua të theksoj se shkëmbimi është Pazar dhe askush nuk do të lejohet të bëjë Pazar me kauzë kombëtar. Ndarja e Kosovës pa shkelur në trupin tim, nuk do mund ta cenoj askush, asnjë pjesë të territorit të Kosovës. Për ndarje të Kosovës, ata që flasin sot janë ata që e kanë ndihmuar Millosheviçit, të cilët i kam dëbuar nga Kosova”.

 

Zjarr Tv Ad