Thirrje e re e Papës, Mbretëreshës Qiellore: Lutje e solidaritet për Sri Lankën!

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në lutjen e Mbretëreshës Qiellore, Françesku i shprehu afërsinë popullit srilankez, të plagosur rëndë nga atentatet e Pashkëve. Papa Françesku – pas fjalëve plot dhimbje me të cilat i shprehu dje afërsinë e tij popullit srilankez, goditur rëndë nga atentatet dramatike kundër kishave e hoteleve, që shkaktuan 290 të vdekur e qindra të plagosur – e rikujtoi përsëri sot, gjatë lutjes së Mbretëreshës Qiellore, këtë tragjedi, që preku mbarë njerëzimin. Posaçërisht, të krishterët:

“Të dashur vëllezër e motra, dëshiroj t’i shpreh përsëri afërsinë time shpirtërore e atërore popullit të Sri Lankës. Jam shumë pranë vëllait tim të dashur, kardinalit Ranjith Patabendige Don dhe mbarë Kishës kryedioqezane të Kolombos. Lutem për viktimat e shumta dhe të plagosurit e u kërkoj të gjithëve të mos ngurrojnë t’i japin  këtij kombi të dashur gjithë ndihmën e nevojshme. Uroj edhe që të gjithë t’i dënojnë këto akte terroriste, çnjerëzore, që nuk mund të justifikohen kurrë!”njoftoi Vatikani.

 

Zjarr Tv Ad