Thirrje “Je antishqiptar!” gjatë homazheve për 21 Janarin, shoqërohet personi që fyeu Ramën

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa Kryeministri Edi Rama zhvilloi homazhe në nderim të viktimave të 21 Janarit, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bashkë me familjarët e të rënëve, është shënuar një incident.

“Je antishqiptar”, i tha një qytetar, kreut të qeverisë, duke tentuar që ti afrohet.

Po ai është ndaluar nga Garda e Republikës, duke u shoqëruar në tej në polici, siç mund të shihni në videon më poshtë.

Më herët teksa ishte duke vendosur lule, një familjar i viktimave iu drejtua Kryeministrit duke i thënë, “Zoti Rama, presim drejtësinë e premtuar”.

Më 21 janar 2011, gjatë protestës përpara Kryeministrisë të thirrur nga kryesocialisti Edi Rama, humbën jetën protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika

Zjarr Tv Ad