Tiranë/Të shtëna në një lokal, qëllohet gabimisht banakierja,plagosen pesë persona të tjerë (Emrat)

0
405
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e sotme si pasojë e të shtënave drejt një lokali, në zonën e Don Boskos ka humbur jetën një grua, e cila punonte si banakiere në lokalin ku ndodhi ngjarja dhe pesë të plagosur.

Mësohet se gruaja është qëlluar gabimisht nga autorët, ndërkohë që nuk bëhet e ditur gjendja e të plagosurve.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se nga ky atentat ka mbetur e vdekur banakierja e lokalit, Mimoza Paja 60 vjeç si dhe janë plagosur shtetasit Sait Murati 50 vjeç, Astrit Merja 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç, Genc Shohalli 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Nga informacionet paraprake lokali është në pronësi të Fatjon Muratit, mikut të Indrit Dokles.

Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad