Masakër/ Vri.tet banakierja dhe u plagosën 5 persona, lokali ishte në pronësi të F.M i pyetur për vra.sjen e Brilant Martinaj…

0
2028
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një grua e vdekur, që punonte si banakiere në një lokal dhe 5 persona të plagosur është bilanci i ngjarjes së rëndë që ndodhi në një lokal në Don Bosko, ku u qëllua me armë zjarri. 





Mësohet se gruaja është qëlluar gabimisht nga autorët, ndërkohë që nuk bëhet e ditur gjendja e të plagosurve Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuela Sala, Ermir Bejuku dhe Genc Shohalli.





Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Policia e Shtetit në një komunikim zyrtar bëri me dije se mes të plagosurve është edhe një 10-vjeçare, ndërsa viktimë ka mbetur një grua.





Njoftimi i policisë:
Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit F. M., në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.





Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit S. M., 50 vjeç, A. M.,42 vjeç, E. S., 47 vjeç, E. B., 45 vjeç, G. Sh., 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.





Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes,





identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët.





Pronari i lokalit
Lokali ku ndodhi ngjarja ishte në pronësi të shtetasit Fation Murati. Ai ishte ndaluar në tetorin e vitit të shkuar nga policia e Tiranës pasi rezultonte i shpallur në kërkim policor, ndërsa në makinë lëvizte bashkë me Endrit Doklen.





Ky i fundit është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje, por nuk ka një urdhër arresti ndaj tij.
Murati ishte i shpallur në kërkim nga policia, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë. Murati ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria





e Kurbinit për t’u marrë në pyetje.

Prokuroria e Krujës kërkoi marrjen në pyetje të disa personave në lidhje me atentatin e ndodhur të dielën në zonën e njohur si mbikalimi i Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë tre të rinjtë Brilant Martinaj, (nipi i Ervis Martinajt) Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.





Murati u mbajt në pranga dhe Dokle bashkë me kunatin e tij u lanë të lirë, prokurori i çështjes i kërkoi gjykatës që t’i sekuestrohet pasuria, që gjendej në emrin e tij, të nënës dhe vëllait të tij, si dhe të njërit nga personat e arrestuar 6 vite më parë në Venecia në operacionin e madh kundër grupit kriminal të shqiptarëve.





Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për sekuestrimin e pasurisë së Fatjon Muratit, i arrestuar pak ditë më parë nën shoqërinë e Endrit Dokles.





Prokuroria pretendon se Fatjon Murati dhe të afërmit e tij i kanë ngritur këto pasuri përmes të ardhurave nga aktivitetet kriminale, kryesisht të trafikimit të lëndëve narkotike.

Zjarr Tv Ad