Tjetër Komision Hetimor për Ramën/ PD dorëzon kërkesën në Kuvend: Edi Rama do vijë si çeço në Komisionin Hetimor! Të japë detaje për McGonigal

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i PD Luçiano Boçi ka njoftuar këtë të premte dorëzimin në Kuvend të kërkesës së opozitës për ngritjen e një Komisioni Hetimor për atë që ai e quajti skandali Rama-McGonigal.

Ata e akuzojnë Ramën se ka korruptuar ish-zyrtarin e FBI për të goditur Partinë Demokratike.
“Nuk do shpëtojë kësaj radhe, do vijë në Komision Hetimor si çeço”, u shpreh Boçi për mediat, i shoqëruar nga kolegët Albana Vokshi dhe Luan Baçi.

“Kryeministri nuk vjen të japë shpejgime, por në mënyrë të çuditshme del nga frëngjia e “Skype” dhe justifikohet.

E dimë shumë mirë që ka një paralajmërim nga kreu i Grupit të PS për mospranimin e Komisionit Hetimor, me një justifikim fëminor, pasi pretendon se ligji do ndryshohet.

Nuk do shpëtojë kësaj radhe, do vijë në Komision Hetimor si çeço. Komisioni ynë do marrë gjithë detajet nga kryeministri,

për të zbardhur skandalin e Ramës për të korruptuar sistemet e drejtësisë amerikane, për eleminimin e opozitës”, tha ndër të tjera Luçiano Boçi, nënkryetar i PD.

Dje u ngrit dhe nje komision hetimir nga komiteti juridik ne Kongresin Amerika qe po heton lidhjet e McGonigal me biznesmene Ruse dhe korrupsionim e tij ne Shqiperi.

Zjarr Tv Ad