Tokio/ Hiqen nga puna 200 punonjës në një hotel

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të gjithë këta punonjës janë robotë. Hoteli ishte bërë i famshëm sepse ishte ndër të parët në botë që kishte 200 robotë punonjës në vend të qenieve njerëzore. Siç shkruan “The Wall Street Journal”, i pari që u çaktivizua, ishte asistenti zanor i dhomës Kuri, që nuk arrinte t’i përgjigjej pyetjeve më të thjeshta, apo aktivizohej në mes të natës, sa herë që dëgjonte gërrhitje.Ndërsa portierët, fikeshin në rast dëbore apo shiu dhe u kritikuan nga klientët si shumë të ngadaltë.Përsa u përket recepsionistëve, të adaptuar për check-in, nuk dinin të jepnin informacion mbi vendet që duheshin vizituar apo oraret e avionëve.Robotët, pas pak vitesh u konsideruan si të vjetëruar, apo u dukën shumë démodé para modeleve të reja e më të avancuara.Por, menaxheri i hotelit vendosi të mos i zëvendësojë robotët dhe të kthejë faqe, duke i besuar kësaj radhe aftësive njerëzore. Megjithatë, koha e robotëve nuk ka mbaruar.

 

 

Zjarr Tv Ad