Trafikonin minorenë, EUROPOL shkatërron rrjetin, 70 në pranga

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia europiane ka arrestuar 70 persona gjatë një operacioni të gjerë kundër trafikut të fëmijëve. Sipas EUROPOL, ky aksion është shtrirë në disa vende të Europës, ndërsa u bë e mundur identifikimi i 53 minorenëve si viktima potenciale.

“Agjencia europiane e bashkëpunimit mes policisë kriminale ka mbështetur një operacion paneuropian kundër trafikut të minorenëve për qëllime të shfrytëzimit seksual, lypjes së detyruar dhe punësimit të detyruar”, theksoi EUROPOL.

Pas këtij operacioni u vunë në pranga 34 persona për shfrytëzim të qenieve njerëzore dhe 36 të tjerë të tjerë për vjedhje, shfrytëzim seksual të fëmijëve dhe lehtësim të imigracionit klandestin.    “Më shumë se 127 000 individë, 63 800 automjete dhe 1 100 vende u kontrolluan”, shtoi agjencia.

Nga shkëmbimi i informacioneve, mes vendeve anëtare  u bë e mundur identifikimi i rrjetit, i cili më pas u godit duke çuar në pranga përgjegjësit e veprimeve të paligjshme. Në këtë operacion  morën pjesë disa shtete si Austria, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Gjermani, Hungari, Islandë, Letoni, Lituani, Hollandë, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër dhe Mbretëria e Bashkuar.

Zjarr Tv Ad