Tre shqiptarë rrezikojnë mbi 20 vjet burg për trafik droge,krime tjera të rënda(EMRAT)

0
188
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Napolit ka kërkuar dënim me burg për 12 persona të akuzuar për trafik droge, zhvatje e krime të tjera të rënda të metodave mafioze.

Midis 12 të gjykuarve janë edhe tre shqiptarë, të cilët gjithashtu rrezikojnë burgun për pjesëmarrjen në organizatën kriminale të klanit Casalesi.

Prokurori i çështjes ka kërkuar 8 vjet e 6 muaj burg për Fidai Nezirin, i njohur edhe si Toni, 40 vjeç, rezident në Castel Volturno; 8 vjet për Altin Nezirin, 43 vjeç; dhe 5 vjet e 4 muaj për Tregim Ergekun, 45 vjeç.

Sipas hetimeve dhe dëshmive, grupi u vinte gjoba deri në 60 mijë euro sipërmarrësve të ndërtimit, tregtarëve e artizanëve në Aversa, Trentola Ducenta e Lusciano, ndonjëherë gjobat ishin edhe punime të ndryshme, si për shembull rikonstruksioni i banesave.

Për sa i përket drogës, një prej kanaleve të furnizimit ishte me një grup shqiptarësh që dërgonte drogë e armë nga Shqipëria përmes disa porteve në Puglia.

Zjarr Tv Ad