“Trimëri boshe, tregohet qesharak”- Dash Shehi- Ramës: Del e i turret botës, do i drejtojnë gishtin si…

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar në Panorama TV paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për të dalë nga Gjykata e Abritrazhit, pasi humbi gjyqin ndaj biznesmenit Francesco Becchetti për t’i paguar 108 milionë euro.

Shehi u shpreh se Rama “po bën zhurmë kot, është trimëri boshe, aty do rrijë se s’ka ku shkon”.

Ai theksoi se kryeministri i vendit në vend që të reflektojë del dhe i turret sistemit të drejtësisë ndërkombëtare.

Ndërsa theksoi se nëse e merr këtë vendim do i drejtojnë gishtin si “aventurieri i fundit që ka tepruar në Ballkan.”

Dashamir Shehi: Bën zhurmë kot, mendon se ato të gjykatës janë tifozë të kryeministrit në provincat e Shqipërisë.

Ky jo vetëm që s’ka ku të dalë, aty do rrijë se s’ka ku shkon.

I thonë sikur të dalë nga Banka Botërore, gjysmat e parave nga ato vijnë. Gjykata e Abritrazhit garanton investitorët e huaj se sido që të ketë luajtur mendsh hajdutët e Shqipërisë, gjykatësit e Shqipërisë, ju jeni të mbrojtur se na kemi ne.

Ai ka qenë investitor brenda rregullave shqiptarë, ti duhet ta kontrollosh, para se të firmosësh duhet që të mendosh mirë që nesër ai të hedh në gjyq.

Qeveria e këtij me hajdutët e vet ndërkombëtar ka humbur gjyqet që të mbledhin lekë oligarkët. Ka humbur gjyqin me çdo vend, ka marrë vendime arbitrate që të tjerët nuk i pranojnë. Faji që paguajmë lekët është i këtij.

Është trimëri boshe, s’ka për të dalë fare. Tregohet edhe më qesharak, sepse i humb seriozitetin Shqipërisë.

Nuk është fare serioze, do respektojmë Gjykatat. Këta pretendojnë të bëjnë sistem gjyqësor në Shqipëri dhe kanë vendosur kushërinjtë e vet, i turren sistemit të drejtësisë ndërkombëtar sikur këtu janë të mirë, atje të këqij, është për të qeshur, po bëjnë për të qeshur edhe Shqipërinë. Sa bën trimin kot, se atje do rrinë.

Po doli ka konsensuenca të mëdha për Shqipërinë, do i drejtojnë gishtin do thonë ky është aventurieri i fundit që ka tepruar në Ballkan.

Ku do dalë nga gjykata pa shlyer paret e borxhit.

Nuk vjen njeri më këtu, do largohen edhe investitorët që janë. Nuk na e ka fajin ai i huaji. Ky njeri do i marrë paret Shqipërisë, siç do bëjnë dhe të tjerë. Në vend të reflektohet, del ky i turret botës. Siç e bëri për emigrantët në Angli, kur Holanda nuk na pranonte. Si në regjim, faji është i botës, lavdia e jona.

Ky njeri përzuri një kompani profesionale, ku ishin të punësuar shqiptarë. E përzuri me shkelma sepse e shau nja dy herë. Jemi përpara një autokrati që dhunon, këtë bota s’ta pranon për mediat.

Siç bëri, prishi hotel “Prestige Resort” pa pritur vendimin e gjykatës.

Beccheti do t’i marrë sepse në rangun ndërkombëtar ka shumë të drejtë. Në syrin e botës, ky është një diktator. Nuk ka shanse një gjykatë të korruptohet. Një qeveri serioze dhe kryeministër i mençur nuk hy në këtë. Duke e ditur që është vend i korruptuar, i humb pikë. Ky e çoi në këtë pikë që ka 10 vite që qeverisë.

Zjarr Tv Ad