Tronditet Athina/ Shpërthim pranë një kishe, dy të plagosur

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shpërthim me bombë  ka ndodhur sot jashtë një kishe në lagjen Kolonaqi të Athinës.

Zhurma u dëgjua në qendrën e kryeqytetit grek të Athinës ku si pasojë u plagos një kalimtar  dhe një efektiv policie teksa ndodhej me detyrë në atë zonë.

Dëshmitarët treguan se mjeti shpërthyes ishte vendosur në një kuti metalike. Policia nuk ka dhënë detaje se cili ishte objektivi pasi në vendin e shpërthimit ndodhej një ndër kishat më të mëdha të kryeqytetit grek, Shen Dhionisi, dhe përballë saj një shkollë eksperimentale shtetërore, ku gjatë kësaj kohe është mbyllur për shkak të festave të fundvitit.

Mësohet se në këtë zonë banojnë edhe disa ish-ministra dhe ish-kryeministra, si Kostas Simitis, Andonis Samaras dhe lideri i opozitës, Qiriakos Mitsotaqis.

Autorët mendohet se mund të jenë organizatat marksiste, por meqë shpërthimi ndodhi pranë kishës, autoritetet duken se nuk po nxitohen të përcaktojnë objektin e kultit si shënjestër, një akt ky që nëse vërtetohet është rasti i parë që ndodh në Greqi.

 

Zjarr Tv Ad