‘Tronditet’ Fushë-Kruja, shpërthim me tritol në një ofiçinë

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shpërthim tritoli ka tronditur Fushë-Krujën në orët e para të mëngjesit. Bëhet me dije se shpërthimi i eksplozivit ka ndodhur në një ofiçinë në Kamberas, rreth orës 03:45 mëngjesin e sotëm. Ofiçina ku u vendos eksplozivi mësohet të jetë në pronësi të  shtetasit B.D. 36 vjeç.

Si pasojë e shpërthimit raportohet të ketë vetëm dëme materiale.

“Më datë 19.04.2019, rreth orës 03:45, në Fushë Krujë , në ofiçinën e shtetasit B.D., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.”-njofton policia.

Zjarr Tv Ad