Tropoja në situatë alarmante, kryebashkiaku kërkon ndihmë urgjente nga shteti: Rrezikohen shtëpitë, rezervuaret janë tejmbushur

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Tropojës kërkon ndihmë urgjente nga autoritetet përgjegjëse shtetërore, për shkak se territori i bashkisë të cilën ai e drejton gjendjet në situatë emergjente për shkak të reshjeve të pandërprera të shiut. Rexh Byberi kërkon kujdes dhe nga vetë banorët.

Kanalizimet janë tejmbushur nga reshjet e shiut, ndërsa nga gërryerjet e tokës dhe shembjet e dherave rrezikohen shtëpitë, shkruan newsbomb.al. Më problematike situata është në Njësinë Administrative Bytyç, në fshatin Vlad.

“Shiu i panderprere prej dy ditesh shoqeruar me stuhi e rrebeshe po sjell deme te medha ne Tropoje. Ndodhem se bashku me stafin tim prej mesnate ne Njesine Adiministrative Bytyc ku po monitorojme situaten. Jo vetem rruget,kanalizimet, jane te tejmbushura por nga gerryerjet dhe shembjet e medha jane ne rrezik banesat e qytetareve.

Gjendja me alarmante eshte ne fshatin Vlad por pothuajse ne te gjithe territorin e Bashkise pershkallezimi po shkon drejt nje katasteofe natyrore. Apeloj ne menyre urgjente jo vetem prane institucioneve pergjegjese shteterore por dhe tek secili banor i Tropojes per kujdes te shtuar dhe solidaritet.

Kujdesi me i madh duhet te jete tek rezervuaret e tejmbushur te cilet rrezikojne ne raste si ky. Ne jemi e do te jemi prane qytetareve kudo ku jane ne veshtiresi me mjetet dhe burimet tona njerezore qe te perballojme kete situate te rende e te papritur”, shkruan Rexh Byberi, kryebashkiak i Tropojës.NEWSBOMB

Zjarr Tv Ad