Trump ironizon DeSantis, kurse Sorosin e krahason me Hitlerin

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump reagoi me ironi pasi Ron DeSantis shpalli kandidaturën për zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Trump udhëheq ndjeshëm në sondazhet për nominimet e republikanëve, ndërsa DeSantis është pas tij.

Trump postoi një video online, të krijuar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, pak pasi DeSantis shpalli kandidaturën në Twitter, në një event të shoqëruar nga probleme të thella teknike.

Në videon tallëse të Trump shfaqet edhe miliarderi ultramajtist, George Soros, Adolf Hitleri dhe djalli.

Në video është edhe Klaus Schwab i Forumit Ekonomik Botëror dhe ish-zëvendëspresidenti amerikan Dick Cheney.

“Djall, unë do të të godas në të pasme shumë shpejt. Hitler, ti ke vdekur tashmë. Dick Cheney duket se do i bashkohet Hitlerit shumë shpejt. Klaus Schwab dhe George Soros, do ju plas në burg të dyve,” dëgjohet zëri i Trump në video.

“Kurse ti Ron DeSanctimonious, mund të puthësh të pasmet e mia bukuroshe presidenciale,” vijon zëri i gjeneruar nga IA.

Zjarr Tv Ad