Trump : Vaksina amerikane do të jetë gati brenda disa javësh

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Trump në një intervistë në “Fox & Friends” të martën pretendoi se një vaksinë për koronavirusin mund të aprovohet “brenda disa javësh”.

“Unë nuk jam duke e bërë atë për arsye politike, unë dua vaksinën shpejt,” tha Trump në lidhje me nxitjen për vaksinën e quajtur “Operacioni Warp Speed”. Ju nuk do të kishit një vaksinë për vite me radhë … Unë përshpejtova procesin me FDA … Ne do të kemi një vaksinë brenda disa javësh, mund të jetë katër javë, mund të jetë tetë javë .. ne kemi shumë kompani të shkëlqyera. ”

Komenti i vaksinës vjen ndërkohë që disa demokratë kanë hedhur dyshime mbi sigurinë e një vaksine të mundshme për shkak të procesit të përshpejtuar: I nominuari demokrat Joe Biden dhe kandidatja e tij për nënpresidente Kamala Harris, kanë shprehur shqetësime rreth presionit të mundshëm politik që mund të çonte në aprovimin e një vaksine më herët. Proçesi i përshpejtuar sipas tyre mund të ndikojë në krijimin e një vaksina efektet negative të së cilës mund të mos njihen nga ekspertët prodhues.

Zjarr Tv Ad