Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri grek Aleksis Tsipras zbuloi gjatë fjalimit të tij në forumin e katërt ekonomik në Delfi se së shpejti do të jetë kryeministri i parë helen që zhvillon një vizitë zyrtare në Shkup. Ai do të shoqërohet nga një delegacion biznesi, ndërsa më vonë do të formohet edhe këshill i lartë për bashkëpunim midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Tsipras shtoi se Athina është e hapur për të zbuluar mënyra të reja për thellimin e bashkëpunimit në një sërë sferash me interes të përbashkët. Ai nënvizoi ekonominë, turizmin, energjetikën, kulturën si dhe bashkëpunimin ushtarak e policor.

Zjarr Tv Ad