Turqia arreston motrën e ish-themeluesit të ISIS

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arrestimi i motrës së ish-themeluesit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi, shpresohet se do të hedhë detaje të reja mbi funksionimin e organizatës terroriste. Turqia thotë se është e vendosur të luftojë terrorin ndërsa Uashingtoni këtë muaj ka ftuar presidentin turk Rexhep Taip Erdogan në Shtëpinë e Bardhë.

Turqia raportohet se ka arrestuar motrën e ish-liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi.

65-vjeçarja Rasmija Auad u gjet të hënën së bashku me bashkëshortin, nusen dhe pesë fëmijët e saj brenda një kontejneri ku jetonte në kufi me Sirinë.

“Lufta kundër terrorit vazhdon e palëkundur pavarësisht ideologjisë,” njoftoi drejtori i zyrës së komunikimit i presidentit Rexhep Taip Erdogan.

“Shpresojmë se marrja në pyetje e së motrës do të na ndihmojë të mësojmë më shumë për funksionimin e brendshëm të ISIS, njerëzit e besuar të organizatës dhe personat që e ndihmuan të udhëtonte nga Iraku në Siri,” shtoi një tjetër zyrtar.

Auad është motra e madhe e Al-Bagdadit dhe ka të paktën disa vëllezër dhe motra të tjera.

Njëri prej tyre mendohet se gëzonte besimin më të madh te ish-liderit të organizatës terroriste.

Al-Bagdadi vrau veten me eksploziv më 26 tetor teksa përpiqej t’i arratisej ushtrisë amerikane nëpërmjet një tuneli në provincën e Idlibit në Siri.

ISIS konfirmoi vdekjen dhe ka shpallur Abu Ibrahim al-Hashemi al-Kurashin si kryesundimtar të ri.

Operacioni i suksesshëm kundër al-Bagdadit ka përmirësuar raportet Ankara-Uashington dhe këtë muaj presidenti turk Erdoan pritet të jetë i ftuar në Shtëpinë e Bardhë nga homologu Donald Trump.

Zjarr Tv Ad