Irani ndez centrifugat atomike

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

rani kërcënon me nisjen e punës për pasurimin e uraniumit dhe krijimin e lëndëve bërthamore. Vendi kërkon heqjen e sanksioneve dhe kthimin e palës amerikane te marrëveshja e katër viteve më parë përpara se të respektojë zotimet e veta.

Irani do nisë aktivitetet atomike duke i kthyer krahët zotimeve të marra në vitin 2015.

Presidenti iranian, Hasan Ruhani, tha të martën se në 1 mijë centrifugat e impiantit të Fordout do të injektohet gaz uraniumi nga dita e nesërme.

Teknika përdoret për pasurimin e shpejtë të metalit radioaktiv, por në nivelin aktual nuk mjafton për ndërtimin e një arme atomike.

“Veprimtaria jonë do të mbikëqyret nga Agjencia e OKB-së për Energjinë Atomike. Ky proces është tërësisht i kthyeshëm dhe lëshimi i gazit do të ndërpritet sërish sapo vendet e tjera firmëtare t’u përmbahen zotimeve të tyre,” deklaroi Ruhani.

Pala amerikane prej me shumë se një viti është tërhequr vetë nga marrëveshja bërthamore dhe aplikon sanksione maksimaliste kundër Teheranit.

Departamenti i Financave në Uashington njoftoi një ditë më parë se po planifikon masa të reja kundër rrethit të ngushtë të liderit suprem të Iranit, Ali Kameni, nën dyshimin se ata prej dekadash shtypin popullin iranian, eksportojnë terrorizëm dhe avancojnë politikat destabilizuese në botë.

Shtetet e tjera firmëtare si Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Kina dhe Rusia kanë apeluar të dyja palët të veprojnë me maturi.

Zjarr Tv Ad