Turqia-Europës: Po hapëm dyert,qeveritë tuaja rrëzohen për 6 muaj

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Soylu: Jemi përballë me valën më të madhe të migrimit në histori. Kur do t’i hapim dyert asnjë qeveri në Evropë nuk mund të qëndrojë 6 muaj

IZMIR

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, tha se kanë hyrë në një periudhë kur nuk do t’i lejojnë organizatorët dhe kontrabandistët e migrantëve të marrin frymë, duke theksuar se Evropa i ka lënë të vetëm në këtë çështje, raporton Anadolu Agency (AA).

Soylu i bëri këto vlerësime gjatë një vizite të tij në Anijen TCSG Dost të komandës së rojes bregdetare. Ai në fjalimin e tij tha se personeli i Rojës Bregdetare nuk zhvillon punimet e saj vetëm në nivel të ministrisë, por edhe në nivel botëror. Soylu tha se shekulli i 21 ka vendosur një sprovë të fortë para Turqisë.

“Nga njëra anë dhuna dhe varfëria nga Lindja e Mesme e deri në Afrikë, nga ana tjetër siguria jonë, lufta kundër drogës dhe terrorit, nga njëra anë lufta e vendit tonë për zhvillim dhe stabilitet të cilin e zhvillojmë me sukses dhe nga ana tjetër besimet, vlerat, ndërgjegjja dhe mëshira jonë”, u shpreh ai.

Ai potencoi se çështja e migrimit me të cilin Turqia përballet ka dy tema kryesore, duke treguar se ndër këto gjenden sirianë që kanë ardhur në Turqi me statusin e mbrojtjes ndërkombëtare për shkak të luftës së brendshme. “Deri më tani 337.729 sirianë janë kthyer dhe kjo vazhdon”, tha Soylu.

– “Mes migrantëve të paligjshëm me një numër të rëndësishëm ka afrikanë”

Ai ndër të tjerat tregoi se Roja Bregdetare e vendit rreth 70 për qind të kapacitetit, forcës dhe orarit e harxhon në çështjen e migrimit.

Soylu tërhoqi vëmendjen në atë se personat që dëshirojnë të shkojnë në Evropë nga Lindja e Mesme, një pjesë të rrugëtimit të tyre paguajnë haraç për DEASH, një pjesë tjetër për PKK, ndërsa për pjesë tjera të rrugëtimit me pamundësi arrijnë marrëveshje me kontrabandistët lokalë.

“Mes migrantëve të paligjshëm që kemi shpëtuar në det ka një numër të rëndësishëm afrikanë. Në vitin 2017 edhe në tokë edhe në det kishim kapur 175.752 migrantë, në 2018 ky numër u rrit në 268.000 dhe që nga viti i ri e deri më tani ky numër është 162.692”, tha ministri turk i brendshëm.

Ai tha se ato që i kanë kapur nuk i trajtojnë sikur kriminelë dhe terroristë.

– “Kurdo që t’i hapim dyert asnjë qeveri në Evropë nuk mund të qëndrojë 6 muaj”

Soylu theksoi se do të vazhdojnë luftën e tyre kundër organizatave të krimit të organizuar.

“Do të bëjmë atë që nevojitet. Do të japim gjobat më të rënda të historisë atyre që dëshirojnë ta shndërrojnë Turqinë në qendër të migrimit të paligjshëm. Jemi duke hyrë në një periudhë kur nuk do të lejojmë organizatorët dhe kontrabandistët e migrantëve të marrin frymë”, tha Soylu duke treguar se Evropa i ka lënë të vetëm në këtë çështje.

Ai foli edhe për atë se si Turqinë e kritikojnë nga Parlamenti Evropian. “Jemi përballë me valën më të madhe të migrimit në histori. Kurdo që t’i hapim dyert asnjë qeveri në Evropë nuk mund të qëndrojë 6 muaj”, theksoi ministri turk i brendshëm.

 

Zjarr Tv Ad