U doli emri si kushërinj të Saimir Tahirit, SPAK kërkon 63 vite burg për anëtarët e grupit Habilaj…

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Posaçme SPAK, ka kërkuar 63 vite burg në total për anëtarë të grupit të ashtuquajtur Habilaj.

Ata akuzohen për trafik dhe aktivitete të paligjshme, ndërkohë që ndaj tyre ka dënim dhe nga gjykatat italiane.

Konkretisht SPAK kërkoi për Moisi Habilajn, 18 vite burg, Nezar Seiti 15 vite burg, Meridian Sulaj 15 vite burg dhe Fatmir Minaj 15 vite burg.

Klani Habilaj, doli në pah në kuadër të një hetimi që nisën fillimisht nga drejtësia italiane, ndërkohë që emrat e tyre lidheshin me ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin çështja ka shkuar në Gjykatën e Lartë.

Moisi Habilaj, u arratis nga vendi i vuajtjes së dënimit të arrestit të shtëpisë, në Itali dhe tashmë është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Zjarr Tv Ad