U hap 3 muaj më parë, mbyllet qendra shëndetësore në Elbasan, 2 mjekë dhe 3 inferimierë të prekur nga virusi

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qendra shëndetësore në lagjen ‘Skënderbej’ në qytetin e Elbasanit është mbyllur pasi stafi shëndetësor prej 5 personash ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Raportohet se kanë rezultuar të prekur 3 infermierë dhe 2 mjekë të cilët pas daljes së përgjigjes së tamponit, janë karantinuar.

Nuk bëhet me dije se ku do të trajtohen banorët e kësaj zone apo nëse do të tranferohen në një qendër tjetër shëndetësore.

Kujtojmë se kjo qendër shëndetësore është hapur 3 muaj më parë në Elbasan në kuadër të luftës ndaj pandemisë.

Zjarr Tv Ad