U hodh nga dritarja Sanatoriumit/ Psikiatrja: Ja çfarë mund të ketë ndikuar në vendimin fatal

0
148
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjekja psikiatre Arjana Rreli në nië intervistë të dhënë për Abc Neës këtë të enjte ka dhënë detaje në lidhje me ndikimin që sëmundja mund të ketë te psiokologjia e një pacienti.

Rreli në fjalën e saj ka theksuar se Covid 19 ka faturën e tij të ndikimit jo vetëm në shëndetin fizik por dhe në atë mendor.\

Ndër të tjera ajo ka folur dhe në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur këtë të enjte në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku si pasojë është vetëvrarë një 29 vjeçar nga Durrësi.

“Kjo pandemi me të cilën e po përballemi nuk mund të kalojë pa faturën e vet në sistemin shëndetësor. Si një agresor jo vetëm fizik por edhe psikologjik ndikon te secili. Ai më shumë ndikon nëse individi ka trauma pararendëse. Që shfaq edhe nxitje që e çon në një nxitje të tillë.

Ajo që më bën përshtypje në rastin e 29 vjeçarit  është se ai ka qenë anëtar i një familje që ka kaluar Covid, dhe stresi mund të ketë gjeneruar në një nivel të lartë dhe në të tilla kushte ndihma dhe suporti mund të kenë qenë shumë të larta. Durrësi është dhe një ndër qytetet që është perjetuar termetin dhe ndikimi psikologjik ka lënë shumë pasoja duke u bashkëngjitur dhe me stresin e lartë të spitalit”, ka thënë mjekja.

Ndër të tjera mjekja është shprehur se situata nga Covid 19 ka rritur ankthin te qytetarët, të cilët shpesh herë dhe alarmohen në lidhje me shenjat që u shfaqen.

“Është rritur kërkesa për gjendjen e ankthit, gjithashtu kemi dhe persona që e kanë kaluar ose janë duke e kaluar të cilët kanë kërkuar ndihmë në lidhje me vështirësinë që i vë gjendja e ankthit. Dhe nëse një person nuk po e kalon Covid, bën që ai të alarmohet, shenja të ankthit janë lodhja e përgjithshme, dhimbjet e gjymtyrëve dhe kjo bën që një individ të dalë në një përfundim të gabuar. Gjithashtu qarkullimi i informacionit është sa i dobishëm aq dhe i dëmshëm dhe i personave që kanë një person të sëmurë. \

Simptomë kryesore është frika e ekzagjeruar që i fut në panik njerëzit, ndonjëherë ka dhe problematika të tjera që rëndohen nga frika që të mos shkojnë në spital pasi mund të infektohen. Gjithkush nga ne pavarësisht mekanizmave që përdor për të luftuar këtë gjendje ankthi do e shprehë në një mënyrë apo në një tjetër këtë gjendje”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Gjithashtu doktoresha ka theksuar faktin se virusi  mbart në vetvete edhe rreziqe të tjera të cilat lidhen me atë se si e përjeton apo rrezikon.

Zjarr Tv Ad