U kërcënua nga deputetja e partisë së Millosheviçit, Shaip Kamberi: Ishte e koordinuar me Vuçiç

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është kërcënuar dje në seancën parlamentare nga deputetja e Partisë Socialiste, Snezhana Paunoviç, pas debatit në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Paunoviç ka thënë se nëse nuk arrihet që të bëhet arrestimi i Kamberit, të paktën ai duhet të dëbohet nga Serbia.

Kamberi ka thënë se e gjithë kjo ishte e koordinuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

“Në Serbi nuk dëshirojnë të dëgjojnë asnjë të vërtetë rreth Kosovës. Ndoshta tentohet që përmes deklarimeve të tilla ta bëjnë frikësimin tim”.

“Unë nuk di se deri ku janë në gjende të shkojnë, megjithatë është ligji për Kuvendin i cili i garanton secilit deputet që ta shprehë bindjen e tij të lirë. Unë kam thënë ato që kam thënë dhe unë do të vazhdojë njësoj – të shohim se deri ku janë në gjendje të shkojnë”, tha Kamberi në Klan Kosova.

Ai shton se në Serbi ekziston një opozitë e përçarë dhe një pjesë e saj i shërben Vuçiçit për mbulimin e deklaratave të tij.

“Serbia është katandisur keq me një opozitë të tillë. Sot gjithçka është e kontrolluar nga Vuçiç”.

“Vuçiq në replikën që pati tha se nuk guxon askush të kërcënojë, mirëpo të nesërmen deputetja Paunoviq jep një deklaratë fashiste dhe ai ende nuk ka reaguar – gjithçka flet për koordinim – për të më dhënë mua një mesazh dhe për ta paraqitur atë si të moderuar”.

“Vuçiç u mundua që përmes parlamentit t’i përçojë një mesazh komunitetit ndërkombëtar se po humbet durimi dhe se mos na bëni trysni”.

Zjarr Tv Ad