U la në gjak gjatë grabitjes, kambistit i morën çantën me para

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një kambist ra pre e grabitjes paraditen e sotme, në rrugën “Mine Peza” në Tiranë.

Ngjarja ndodhi rreth 100 metra larg komisariatit nr.3 të policisë në Tiranë, teksa i dëmtuari po lëvizte me biçikletë.

Ishin dy persona me motor dhe skafandra në kokë, të cilët qëlluan kambistin, duke i marrë çantën me para që kishte me vete.

Pasi lanë të gjakosur të dëmtuarin, ata u larguan duke humbur gjurmët.

Nuk dihet ende shuma e saktë e parave të grabitura, teksa hetimet janë në vijim.

Mësohet se i dëmtuari është pronari i një pike këmbimi valutor në rrugën “Mine Peza”, i cili paratë i kishte me vete për shkak të aktivitetit që ushtronte.

Të dëmtuarit i erdhën në ndihmë kalimtarë të rastit si dhe u lajmërua policia.

Aktualisht hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë mbi ngjarjen si dhe po bëhet këqyrja e kamerave të bizneseve përreth me synim identifikimin dhe kapjen e autorëve

Zjarr Tv Ad