U mor i pandehur/ Shpërthen Ristani: Prokurorët të paqëndrueshëm mendërisht. Do ti shkoj deri në fund

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ka dhënë një deklaratë të fortë, pasi është marrë si i pandehur për akuzën e falsifikimit në çështjen e “Lobimit rus”.

Sipas tij, prokurorët që kanë ngritur akuzën nuk janë të qendrueshëm mendërisht.

“Kjo është një akuzë e pabazuar dhe dashakeqe, akuzohem se në deklarimin që PD ka bërë në KQZ, nuk janë pasqyruar të dhëna të vërteta, unë po them që nuk kam firmosur dhe as vulosur asnjë lloj dokumenti. Në mënyrë të habitshme, joligjore, dhe jologjike përmendet emri im në këtë çështje, është një dashakeqësi idiote, paradoksale.  Shkuan deri aty sa thanë që është falsifikim i një mosveprimi, një vepër të tillë nuk mund ta mendojë as një person që nuk është mirë nga gjendja mendore”, është shprehur ndër të tjera në një intervistë të dhënë në Fax News, Arben Ristani.

Ish-sekretari i përgjithshëm i PD i quan prokurorët që kanë ngritur akuzën e falsifikimit të dokumenteve si jo të qëndrueshëm mendërisht, ndërsa paralajmëron se çështjen do ta ndjekë deri në fund.

Ai shton se, do të ankohet te institucionet e Vetingut për prokurorët që e kanë marrë si të pandehur. Ristani shtoi se akuza për pastrim parash ka rënë.

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykatë dosjen për kreun e opozitës Lulzim Basha, ish sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e Partisë Ilir Dervishi.

Tre të pandehurit do të gjykohen për “falsifikim të vulave dhe stampave” ndërsa është pushuar hetimi për pastrimit të produkteve të veprës penale.

Materialet e kësaj çështje i janë dërguar gjykatës e cila do të vendosë për dërgimin ose jo të çështjes në gjyq.

Objekti i akuzës, sipas prokurorisë, bën fjalë për transferimin e pagesës prej 650 mijë dollarësh nga Partia Demokratike me qëllim lobimin në SHBA, akuza këto të hedhura poshtë vazhdimisht nga selia blu dhe kreu i saj.

Zjarr Tv Ad