U shoqërua nga policia, flet Dhurata Çupi: Po mbrojmë ligjin e nuk kemi asnjë frikë…

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas përplasjeve të ditës së sotme ku me mijra qytetarë në të gjithë vendin kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë për të mbajtur zgjedhjet dhe kanë kërkuar respktimin e dekretit të Presidentit Meta, ka nisur një terror i paparë ndaj perfaqësuesve të qytetrëve por edhe drejtuesve të opizitës.
Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi është shoqëruar sot në polici së bashku me kreun e FRPD-së në Mat Denisa Llapa pas incidenteve në KZAZ-të e qarkut Mat.
Ish deputetja e PD ka folur edhe për Syri TV
Me shoqëruan pa na thënë asnjë gjë. Isha në makinën time. Jam ndaluar tek ura e Matit.
Policët ishin me automatik.
Ka shumë të shoqëruar shumë të rinj
Vëllai i kreut të PD është çuar me helikopter në Tiranë,
Qytetarët nuk kanë bërë asgjë.
Janë qytetarë që mbrojnë ligjin dhe pasurinë e bashkisë.
Plotësova gjeneralitet ne komisariat ku janë shoqëruar shumë përsona.
Nuk shkova dot në spitalin e Matit por me konfimojnë se kanë qenë shumë të lënduar.
Kryetari i bashkisë i ka njoftuar edhe Komisariatin edhe KQZ për të liruar objektin në pronësi të bashkisë.
Ndërkohë që gjatë ditës së sotme aty shkuan qytetarët ku ishim edhe në përfaqësues të opozitës.
Për sa kohë unë mbroj ligjin nuk kam asnjë frikë. Nuk ka një vendim të Gjykatës kushtetuese për dekratin e presidentit.

Zjarr Tv Ad