UEFA e Federata Italiane ofrojnë ndihmë për Shqipërinë

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

UEFA dhe Federata Italiane e Futbollit janë solidarizuar me orët e panikut që po kalon vendi ynë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, kreu i FSHF-së, Armand Duka ka pohuar se ka marrë mesazhe dhe propozime konkrete për ndihmë si nga presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, presidenti i Federatës Itlaiane, Gabriele Gravina. Këtij solidarizimi i janë bashkuar edhe ish trajnerët e kombëtares shqiptare, Gianni de Biassi dhe Christian Panucci. Gjithashtu, ndihmë ka ofruar edhe trajneri aktual, Edi Reja.

Miqtë e FSHF dhe Shqipërisë solidarizohen me ne, në këtë ditë të vështirë! Mora telefonata, mesazhe dhe propozime për ndihmë konkrete nga Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, Zv/Presidenti Sándor Csányi, Presidenti i Federatës Italiane Gabriele Gravina, trajnerët De Biasi, Panucci, Reja e shumë miq të tjerë.

Biseda vëllazërore lidhur me situatën e krijuar nga tërmeti pata edhe me homologët e mi, Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi dhe Presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, të cilët shprehën solidaritetin dhe mbështetjen e tyre. Mirënjohje!” shkruan Duka në rrjetet sociale.

Zjarr Tv Ad