Ulet me 5 lekë për litër çmimi i naftës

0
638
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kanë pësuar një rënie prej 5 lekësh çmimi i naftës në vendin tonë, para disa javësh çmimi i naftës ishte rritur por tashmë Kastrati, një nga operatorët më të mëdhenj të karburantit, tregon rënie në çmimin e naftës.

Nga 171 lekë për litër, çmimi aktual i naftës ëshë 166 lekë ndërsa benzina, nga 172 ka rënë në 167 lekë, pra ka pësuar një ulje pre 4-5 lekë për litër.

Në të njëjtin nivel i ka zbritur çmimet edhe Eida, operatori i dytë më i madh në treg. BolVoil e ka reduktuar naftën në një nivel edhe më të lartë, në 160 lekë. Gega Oil ka nivelin e rreth 166-167 lekëve. Nga operatorët e huaj, Gulf vijon t’i mbajë çmimet ende mbi 170 lekë.

Në pikat e bardha, karburanti ka zbritur edhe nën 160 lekë.

Sipas operatorëve, ulja e çmimeve lidhet me rënien e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare. Në fund të javës së kaluar, nafta zbriti në rreth 51 dollarë për fuçi, pasi OPEC e zgjati afatin se kur do të shkurtojë prodhimin për në mars 2018, duke zhgënjyer investitorët.

Edhe pas kësaj uljeje prap vendi ynë mbetet një nga vendet me çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe në botë.

Sipas të dhënave të Global Price Petrol, të përditësuara deri në 22 maj, benzina në Shqipëri kushton 1.38 USD, ndërsa në Maqedoni 1.11 USD, Rumani 1.12 USD, në Bullgari 1.13 USD, në Serbi 1.28 USD, në Mal të Zi 1.34 USD, në Kroaci 1.38 USD.

Barra e lartë e taksave është arsyeja kryesore e çmimeve të larta, ku gati 70% e çmimit janë taksa. /Monitor.al

GRAFIKU: Ecuria e çmimeve të naftës gjatë 6 muajve të fundit (Brent)

Zjarr Tv Ad