Vajza e ish-yllit të Milanit: Është zhdukur, nuk e shoh prej 3 vitesh

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E ftuar në emisionin “Domenica Live” të Darbara Dursos, tenistja dhe modelja, Karolajna De Rosa e pranoi se e vuan shumë faktin që prej 3 vitesh nuk e ka takuar të atin.

“Është e vështirë për mua të jem këtu. Nuk e kam parë babain tim prej 3 vitesh. Papritmas ai u zhduk. Nuk e di pse u zhduk. Ai gjithmonë e festonte ditëlindjen me mua çdo vit. Sapo mbusha 18-vjeç, babai im është zhdukur. Nuk ka asnjë arsye. Hera e fundit që e pashë ishte në Brazil, kur kalova Krishtlindjen me të. Pas takimit tim të fundit, ai më telefonoi mua duke më thënë se kishte një lajm të mirë për të më dhënë. Ai më tha se presidenti i FIFA-s po kërkonte një sekretare dhe ai kishte menduar për mua, duke qenë se flas shumë gjuhë. I thashë që ishte një mundësi shumë e mirë, por unë doja të përfundoja fillimisht universitetin. Ai u ofendua pas këtij refuzimi dhe qëndrimi i tij ndryshoi menjëherë.

Nuk më shkruan dhe nuk i përgjigjet thirrjeve të mija. Kam numrin e tij të telefonin, por ai nuk përgjigjet, nuk e kuptoj qëndrimin e tij. Baba, më mungon vërtetë shumë”, u shpreh vajza e ish-mesfushorit në emision.

Kujtojmë që gjatë karrierës së tij, Emerson është aktivizuar me Romën, Juventusin, Realin e Madridit, Milanit, etj.

 

 

Zjarr Tv Ad