Vanessa Bryant akuzon të ëmën për zhvatje parash…

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vanessa Bryant, akuzon nënën e saj se po përpiqet ta zhvatë atë financiarisht, pas humbjes së parakohshme të bashkëshortit të saj, Kobe Bryant.

68-vjeçarja, Sophia Laine, po padit të bijën për mungesë të mbështetjes financiare, duke pretenduar se ajo punonte e papaguar si një “asistente personale dhe një dado shumëvjeçare” për familjen. Laine shton në proces gjyqësor se para vdêkjes më 26 janar, Kobe i kishte premtuar se do të kujdesej për të deri në fund të jetës së saj.

Në një deklaratë për PEOPLE, Vanessa ka pohuar se; nëna e saj po vazhdon të përpiqet dhe të gjejë mënyra për ta zhvatur familjen.

“Unë e kam mbështetur atë për gati 20 vjet dhe ajo kurrë nuk ishte ndihmëse personale e imja ose Kobe, dhe as nuk ishte një dado,” thotë Vanessa, e cila është nënë e vajzave Natalia, 17, Bianka, 4 dhe Capri Kobe, 1 vjeçe e gjysmë. “Unë gjithmonë kam qenë e pranishme në shtëpi dhe burri im dhe unë kemi qenë kujdestarë me kohë të plotë të vajzave tona.

Për gati dy dekada, ne i mundësuam nënës sime të jetonte në pronat tona afër, pa asnjë kosto për të sepse ajo kishte pohuar se nuk kishte para për të blerë një shtëpi pas divorcit të saj. Bashkëshorti im dhe unë menduam se ishte më mirë që ajo të mos jetonte në shtëpinë tonë. Ajo i shikonte vajzat tona herë pas here, ashtu si shumica e gjyshërve. Ajo nuk u kujdes për çështje biznesi ose përfitimi. Pretendimet e saj janë pa dyshim të rreme, por unë përsëri u përpoqa, në mënyrë të përsëritur, të merresha vesh me nënën time”, -është shprehur Vanessa për People.

“Ajo më kontaktoi përmes ndërmjetësve (në kundërshtim me atë që ajo pretendon, numri im i telefonit nuk ka ndryshuar) dhe kërkoi 5 milionë dollarë, një shtëpi dhe një makinë,” -pretendon Vanessa.”Për shkak se unë nuk rashë pre e kërcënimeve dhe kërkesave të saj monetare, ajo ka dalë jashtë kontrollit dhe po bën pretendime false dhe absurde”.

Vanesa shprehet se; e ëma nuk merr parasysh se si e gjithë kjo po ndikon tek ajo dhe fëmijët e saj. Ajo thekson se; bashkëshorti i saj, nuk i premtoi kurrë asgjë, por përkundrazi, ishte shumë i zhgënjyer nga sjelljet dhe mungesa e ndjeshmërisë që ajo tregonte.

Zjarr Tv Ad