Vasili: 7 xhuxhat e rinj në kabinetin qeveritar “gajasën” dynjanë

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka komentuar sërish ndryshimet në qeveri, të bëra dje nga Rama në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Vasili shprehet se “7 xhuxhat e rinj në kabinetin qeveritar kanë një meritë të madhe se gajasën dynjanë me hiçgjë-në, që përfaqësojnë”.

Gjithashtu ai shkon më tej duke shtuar se as xhuxhat dhe as breshkat nuk i sjellin frymën Edi Ramës, pasi sipas tij, ky i fundit është i ç’puar.

“7 xhuxhat e rinj ne qeveri si teshtima dhe gromesima e Rames?7 xhuxhat e rinj ne qeveri kane nje merite te madhe se gajasen dynjane me hicgje-ne, qe perfaqesojne. 7 xhuxhat jane thjesht teshtima dhe gromësima e radhes e Edi Rames. 7 xhuxhat e rinj te qeverise kane vlere dhe mund te zgjasin aq sa zgjat nje gromesime.

Llogarine e hapur Edi Rama e ka me shqiptaret dhe jo me 7 xhuxha po as me 17 fatin nuk e tij e ndryshon dot, se qindra milion euro-,t e grabitura nga ai kerkojne shpagim qe fillon nga burgu. As xhuxhat as breshkat nuk ja sjellin dot frymen Edi Rames, se sado qe merr fryme nga lart i del e gjitha nga poshte se eshte çpuar krejt”, shkruan Vasili.

Zjarr Tv Ad