Vasili ironizon Ramën: I madh je Edi, ia kalove edhe Enverit

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili nuk e ka kursyer ironinë dhe akuzat ne adrese te kreut te qeverise, Rama, ne zgjedhjen me te fundit te bere nje dite me pare, per Akademine e Shkencave, ku ne nje gare pa konkurrente, u votua Skender Gjinushi.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Vasili shkruan se “Rama ia kaloi edhe Enverit”, pasi sipas tij “Në Akademine e shkencave edhe Enver Hoxha u druajt që të vinte në krye sekretar partie, apo anëtar të komitetit qëndror apo ndonjë ofiqar tjetër partie. Edi Rama ja kaloi. Në krye kemi tani një kryetar partie”.

Më tej ai theksoi se ‘Para ca ditësh nënshkroi edhe marrëveshje politike për 30 qershorin kryetari i akademisë shkencave që është kryetar i partisë social demokrate me Edin.

Kur të fillojë fushata kryetari i akademisë shkencave do shkojë në fushatë. Shkenca le të presë. Fushata me Edin të bën edhe Kryetar akademie. Kështu edhe Edi ja kalon Enverit. Bravo Edi. Të lumtë Edi. I madh je Edi

Zjarr Tv Ad