Vasili: Kjo Qeveri është e kapur dhe e mbaruar

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar zhvendosjen e Forcave të Armatosura në aeroportin e Rinasit. Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili shprehet se ky vendim është një provë e qartë se kjo qeveri jo vetëm është kapur, por ka mbaruar misionin e saj. Ndër të tjera, Vasili nuk ngurron të komentojë deklaratën e ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndërsa shprehet se njëri i bie gozhdës ndërsa tjetri patkoit.

“Xhaçka thote s’eshte cenuar siguria kombetare ne Rinas Lleshaj thote po,mos jane kapur gjë nga ndonje koncesionar i ri???

Xhaçka alias Ministrja e Mbrojtjes thote me gojen plote se nuk eshte cenuar siguria kombetare ne Rinas.

Ky Lleshi alias Ministri i Brendeshem thote ne Kuvendin e Shqiperise edhe ky me gojen plot qe eshte cenuar siguria kombetare.

Keta jane thjesht bashibozuke dhe njeri i bie gozhdes tjetri patkoit.

Eshte prove e qarte qe kjo qeveri eshte e kapur dhe e mbaruar krejt.

“Ishalla” nuk eshte kapur qeveria nga ndonje koncesionar i ri…. i gatshem te rrembeje thelen e radhes Aeroportin nderkombetar te Rinasit.”-shkruan ai.

 

Zjarr Tv Ad