Vau i Dejës/ Vazhdon të jetë problematike, nga rreshjet e shumta të borës

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në disa zona të Bashkisë Vau Dejës vijon situata problematike nga reshjet e dëbores por problem mbetet prezenca e ngricës dhe akullit në rrugë për shkak të temperaturave të uleta që kanë përfshirë vendin.

Si pasojë e kësaj gjendje në disa akse lëvizet vetëm me zinxhirë dhe mësimi në disa shkolla është pezulluar.

Sipas asaj që bëhet e ditur deri më tani problematikat në territorin e Bashkisë Vau Dejës paraqiten në këtë mënyrë.

Në njësinë Administrative Shllak shkollat janë të mbyllura , nuk ka energji elektrike në fshatin Barxollë dhe trashësia e deborës ka arritur 70 cm , rrugët kalohen me vështirësi dhe me zinxhirè

Në  Njësinë Administrative Temal shkollat janë të mbyllura , ka probleme me energjinë elektrike në fshatin Toplanë prej ditës së djeshme , trashësia e dëbores arrin deri në 50 cm, aksi rrugor Qafalaç – Koman kalohet vetëm me zinxhirë.

Lagjet Lalaj e Kaster janë të izoluara.

Ndërsa në njësinë administrative Hajmel dhe Bushat nuk paraqiten probleme .
Ndërkohë borëpastrueset kanë qenë në gatishmëri gjatë gjithë natës deri në oret e para të mëngjesit të sotëm për të pastruar rrugën dhe duke mundësuar qarkullimin normal të automjeteve

Nga ana tjeter Shtabi i emergjencave civile pranë Bashkisë Vau Dejës po ndjek çdo problematikë në terren

Zjarr Tv Ad