Vdekja e dy shqiptarëve në burgjet greke, reagon Prokuroria e Gjykatës së Lartë

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ngjarjet e fundit në burgjet e Greqisë, ku gjeten vdekjen edhe dy shtetas shqiptar si rezultat i helmimit ne qelite e tyre apo edhe për “vetvrasjet”, ka bërë që më në fund të ndërhyje edhe Prokuroria e Gjykates se Lartë. Një nga këto vrasje ndodhi më 14 janar 2019, në burgun e Koridalos, ku 36-vjeçari Albert Bako, I cili akuzohej për vrasjen e avokatit Zafiropoulos. Prokurorja e Gjykatës së Lartë, Kseni Dhimitriu, me anën e një qarkore ka kërkuar nga kolegët e saj në të gjithë vendin që gjatë gjykimit kur ka një pushim prej më shumë se 10 ditësh, të burgosurit duhet të transferohen në burgje ku mbahen përgjithmonë. Ajo u ka kërkuar gjithashtu që të fillojnë hetimet për ata të burgosur që përfshihen në organizata kriminale, në vrasjet e të burgosurve shqiptarë.Gjithashtu Prokurori vë në dukje se ekzistenca e qindra të burgosurve ka efektin e përkeqësimit të problemit të mbipopullimit, i cili ka ekspozuar për të keq para Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Zjarr Tv Ad